0Viti 2010 në Rusi është Viti i mësuesve. Ceremonia solemne e hapjes së tij do të zhvillohet në fund të janarit në Shën-Peterburg. Siç vuri në dukje në urimin e vet me rastin e Vitit të Ri Ministri i arsimit dhe shkencës i Federatës Ruse Andrei Fursenko, "jo krejt rastësisht viti i ardhshëm 2010 do tu kushtohet mësuesve rusë". "Një vëmendje të tillë nga ana e shtetit është plotësisht e merituar dhe e justifikuar, theksoi ai. Mësuesit janë kryesisht qytetarë të rinj në moshë, të cilët dhe përcaktojnë suksesin e vendit tonë. Është diçka e ligjshme që profesionit të mësuesit duhet ti përkasë një status i veçantë social".