0SHBA mbajnë njëfarë përgjegjësie të caktuar për tentativën e venies në veprim të mekanizmit shpërthyes në bordin e avionit të kompanisë "Nord West", deklaroi Presidenti amerikan Barak Obama. Sipas fjalëve të tij, si rezultat i dështimit katastrofik të sistemit të sigurimit, nigeriani 23 vjeçar mundi të depërtonte në bordin e avionit, pavarësisht nga fakti se ai figuronte ndër të dyshuarit për lidhje me organizatën terroristike "Al-Qaeda". Më 25 dhjetor në bordin e avionit, që kryente fluturimin me itinerar Amsterdam-Detroid, shtetasi i Nigerisë Umar Faruk Abdullmutallab u përpoq të vinte në veprim një mekanizëm shpërthyes, që u çdëmtua nga vetë pasagjerët.