Kushtet e kontratave për funizimin me gaz të Europës nëpërmjet territorit të Ukrainës do të plotësohen pikë për pikë. Këtë mendim e shprehu përpara gazetarëve në Vladivostok Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin. Një ditë më përpara, Ministria e energjetikës të Rusisë, njoftoi se Moska dhe Kievi, në përgjithësi, i bashkërenditën kushtet për realizimin e transitit të naftës konsumatorëve europianë dhe më mos sot- nesër do ta nënshkruajnë Marrëveshjen. Më parë, Moska i informoi qeveritë e vendeve konsumatore, se mund të lindin çrregullime me furnizimet e naftës. Dhe arsyeja e kësaj është konflikti i parregulluar komercial me Kievin për çështjen e transitit. Objekte të  konfliktit janë: e para, vëllimet e naftës, të cilat Rusia duhet t'ia furnizojë në mënyrë të garantuar klientëve europianë nëpërmjet territorit të Ukrainës. E dyta, taksa e transitit. Ukraina, gjë që nuk është fare e vështirë të merret me mend, dëshiron ta rrisë këtë taksë. Partnerët ukrainas vunë kushte të papranueshme, - e vlerëson situatën Drejtori i kompanisë "Transneft" Nikollai Tokarev. Në këtë mënyrë, Rusia përsëri në vigjilje të Vitit të Ri u gjend, për të dytën herë gjatë vitit 2009, nën rrezikun e shpërthimit të konfliktit energjetik me Ukrainën, dhe këtë radhë për shkak të naftës. Ja se çfarë mendimi shprehu në lidhje me këtë Kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore për politikën ekonomike dhe tregtinë Eugeni Fjodorov:  "Ja tek po afron Viti i Ri dhe përsëri u shfaqën problemet që kanë lidhje me kompanitë, të cilat kanë nënshkruar marrëveshjet për shit-blerjen e lëndëve hidrokarbure. Në të vërtetë, po bëhen pazarllëqe për pompimin e naftës. Por në këtë, sigurisht, që ndikon edhe pjesa publike e fushatës elektorale në Ukrainë. Disa politikanë në Ukrainë, në këtë mënyrë po përpiqen të mobilizojnë pjesën antiruse të zgjedhësve -edhe pse ata nuk janë të shumtë në numër, por gjithësesi ekziston një elektorat i tillë. Dhe ata e shikojnë këtë gjë si një mundësi mobilizimi, kur deri në zhvillimin e zgjedhjeve kanë mbetur vetëm disa javë". Zëvendës kryeministri i Rusisë Igor Seçin parashikon, se madje edhe në qoftë se Marrëveshja nuk do të arrihet deri në fund të vitit, furnizimi gjithësesi do të realizohet.