0Në varrezat Novodeviçe të Moskës u zhvillua ceremonia solemne e inagurimit të monumentit pranë varrit të shkrimtarit të madh rus Nikollai Gogol, të riprodhuar sipas pamjes së tij fillestare. Ky është një kryq prej bronzi, i vendosur sipër pllakës së varrit (Golgotha) dhe mbi të është gdhendur mbishkrimi: "Me fjalën time të hidhur do të qeshin"- citat nga libri i profetit Ieremia.