Gjatë këtyre 10 viteve të kaluara jeta u bë shumë më dinamike, gjë kjo që nuk mund të mos ndikonte edhe në sferën profesionale, vë në dukje gazeta "Trud". Ndryshuan plotësisht rregullat e pranimit të studentëve në institutet e larta. Fundi i dekadës solli për maturantët një surprizë të pakëndshme: që këtej e tutje mund të pretendojnë për shkollë të lartë vetëm ata që përballojnë provimin unik shtetëror, i cili jepet në përfundim të shkollës së mesme. Statistika dëshmon, se është bërë diçka e modës marrja e arsimit të lartë. Telefoni celular u shndërrua nga luks në mjet kontrolli të bashkëpunëtorëve nga ana e punëdhënësit. Në shumë kompani bashkëpunëtorëve u ndalohet të fikin telefonin natën ose gjatë kohës së pushimeve. Në qoftë se nuk binden, ata i kërcënon mospagimi i shpërblimit të punës mbi rrogën apo bile dhe fare pushimi nga puna. Ndryshoi edhe pikëpamja në lidhje me atë, se si duhet të jetë zyra. Bashkëpunëtorët u mësuan tashmë të jenë në fushëpamjen e drejtuesve të vet. Kompanitë filluan ti atribuojnë vetes simbolikën korporative dhe krijimin e këndeve me lule të gjalla në lokalet e veta. Ngjyra filloi të bëhet element i rëndësishëm i piarit (marrëdhënieve publike). Dhe tani për të "ringjyrosur" brandin e vet ndërmarrjet shpenzojnë mijëra e mijëra rubla.

Komentimi i artikullit të ditës

0 Një nga drejtueset e zyrës së kuadrit të holldingut "Ankor" Tatiana Baskina shprehet mbi atë, se në ç'masë i keqësoi kriza kushtet bazë që u propozojnë punëdhënësit të punësuarëve të vet: "Nuk mund të mos ndikonin në kompensimin e çdo bashkëpunëtori të veçantë ndryshime të tilla kaq serioze që ndodhën në ekonomi. Këtë keqësim mund ta karakterizosh si reflektim të pasqyrtë si në degë të veçanta, ashtu dhe në ekonomi, në tërësi. Domethënë, koncentrimi i dukurive negative në disa degë ishte më i madh. Në disa sfera të tjera, përkundrazi, u evidentua njëfarë lloj gjallërimi. Karakteristikat e specialistit të mirë varen nga gjendja e tregut. Ato mund të plotësohen ose të ndryshojnë. Tani vlerësohen shumë bashkëpunëtorët shumëfunksionalë, pra ata,  të cilët janë të aftë të bëjnë më shumë punë nga ç'parashikojnë detyrimet e vetë vendit të punës. Por sido që të jetë në të vërtetë, në qoftë se njeriu është specialist i mirë në profesionin e vet, në qoftë se e kryen punën që i ngarkohet më përgjegjësi dhe jep rezultat të mirë, ai do të jetë i kërkuar gjithmonë. Bile edhe në qoftë se sfera në të cilën ai punon përjeton tani kohët e veta jo më të mira", thotë Tatiana Baskina.