0Moska është e interesuar në efektivitetin sa më të madh të misionit të BE në Gjeorgji, deklaroi Përfaqësuesi zyrtar i MPJ të Rusisë Andrej Nesterenko. BE, kujtoi ai "mori përsipër garancitë e mospërdorimit të forcës nga ana e Gjeorgjisë, por në praktikë misioni i BE po bën shumë pak përpjekje për atë, që trupat gjeorgjiane të zhvendosen në vendet e dislokimit të  tyre të përhershëm". Nesterenko theksoi se, Rusia e realizoi Planin e Medevediev-Sarkozi dhe i largoi më 8 tetor të vitit 2008 trupat e veta nga zona e sigurimit rreth Osetisë së Jugut.