0Ndërtimi i objekteve olimpike për Lojrat Dimërorë të vitit 2014, të cilat do të zhvillohen në qytetin Soçi (bregdeti i Detit të Zi të Federatës Ruse) po bëhet me tejkalim grafiku, njoftoi Zëvendës kryeministri Dimitri Kozak. Në mënyrë që të siguroheshim nga çrregullimet në punët e ndërtimit të objekteve, punimet filluan afërsisht që një vit përpara. Në 45 objekte po bëhen punime  ndërtuese e montuese, kurse të tjerat ndodhen në stadin përfundimtar të projektimit. Dimitri Kozak theksoi, se gjatë ndërtimit të objekteve kërkesat ekologjike po respektohen rreptësisht.