0Që nga 1 janari i vitit 2010 në Bashkimin Europian do të ketë jo pak risi. Në të fillon jo vetëm kryesimi i Spanjës, por do të hyjë në detyrën e vet të re edhe Presidenti i parë i Këshillit të Europës Herman van Rompuy. Që nga kjo datë, mund të thuhet, se fillon ekzistenca e BE në përputhje me Traktatin e Lisbonës, i cili u ratifikua në nëntor të vitit 2009. Mbi fatin aspak të lehtë të këtij Traktati dhe domethënien e tij për shtetet e bashkuara dhe vetë Europën, në tërësi, përsiatin në materialin e vet vëzhguesi i "Zërit të Rusisë" Nikollai Dovzhenko dhe eksperti ynë Vladimir Anohin, nënpresidenti i Akademisë së shkencave gjeopolitike. Fillimisht një ekskurs i vogël në histori: Traktati i Lisbonës u nënshkrua në samitin e BE më 13 dhjetor të vitit 2007 në Portugali. Ky dokument njihet gjithashtu edhe si Traktati mbi reformën. Dhe jo krejt rastësisht, meqenëse ai bëri ndryshime serioze në marrëveshjet vepruese mbi BE me qëllim të reformimit të sistemit drejtues të tij. Ai zëvendësoi me veten Kushtetutën e përpunuar më parë, por të paratifikuar, të Bashkimit Europian. Hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës u bë e mundur falë përfundimit të ratifikimit të tij nga të gjitha shtetet e BE në nëntor të vitit 2009. Kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE në samitin e 19 nëntorit në Bruksel zgjodhën Presidentin e Këshillit Europian. Ai u bë përfaqësuesi i Belgjikës-Herman van Rompuy. Si dhe Përfaqësuesen supreme të BE për punët e jashtme dhe politikën e sigurimit, britaniken Katherinë Ashton. Sanksionimi i postit të Presidentit të Këshillit Europian dhe Përfaqësueses supreme për punët e jashtme dhe politikën e sigurimit gjithashtu parashikohet nga Traktati i Lisbonës. Sipas mendimit të Vladimit Anohinit, domosdoshmëria e Traktatit të Lisbonës u diktua nga shkallëzimi i problemeve të ndryshme brenda vetë Bashkimit Europian, të cilat u shkaktuan në një masë të konsiderueshme nga zgjerimi i tepruar dhe tejet i shpejtë i BE sipas dy azimutheve, përkatësisht: europianolindor dhe ballkanik. Në vendet-anëtare të reja, të cilat bile që para fillimit të krizës ekonomiko-financiare botërore nuk kishin arritur në lidhje me shumë parametra nivelin e vendeve-themeluese të BE, nisi të evidentohet rritja e skepticizmit ndaj Bashkimit Europian, i cili është plotësisht i aftë që ta brejë nga brenda atë. Përsa i përket thelbit, kuintesencës së ndryshimeve të bëra, ia vlen të vihet në dukje, se Traktati i Lisbonës minimizon rolin e shteteve-anëtare të BE në favor të organeve drejtuese të tij. Pikërisht me këtë dhe mund të shpjegohet rezistenca e vendeve të tilla si Irlanda, Polonia dhe Çekia për të mos e ratifikuar menjëherë Traktatin në fjalë. Pas hyrjes në fuqi të Traktatit, shumica e çështjeve në Këshillin e BE do të zgjidhet me shumicë kualifikuese zërash dhe jo me konsensus. Gjatë kësaj përjashtohet fare mundësia e vendosjes së vetos nga ana e ndonjë vendi të vetëm. Në mënyrë të qenësishme gjatë kësaj do të rritet roli i Parlamentit Europian. Shumica dërrmuese e vendimeve do të merret  bashkarisht nga Parlamenti Europian dhe Këshilli i BE. Europarlamenti do të ushtrojë një ndikim të qenësishëm në zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me rregullimin e funksionimit të hapësirës së Shengenit, dhënien e strehimit si dhe  bashkëpunimin në sferën e të drejtës civile dhe luftës kundër krimit të organizuar. Europarlamenti do të marrë gjithashtu vendimin përfundimtar në lidhje me negociatat përkatësisht buxhetit të BE. Bashkimi Europian do të merret gjithashtu, si dhe më parë, me problemet që i përkasin, në veçanti, tregut të përbashkët, bashkimit doganor, valutës unike (me ruajtjen gjatë kësaj të valutës vetiake të disa prej anëtarëve të tij), politikës së përgjithshme bujqësore dhe politikës së përbashkët të peshkimit. Traktati i Lisbonës nuk ndryshon marrëveshjet bazë të BE, nuk është kushtetutë, por duke plotësuar marrëveshjet ekzistuese shërben megjithatë si themel i ri për marrëdhëniet brenda vetë BE. Dhe siç tregon qartë viti në përfundim, ai po vjen duke u shndërruar në dokument konsolidues. Ja se ç'thotë në lidhje me këtë Vladimir Anohin: "Problemi konsiston në atë, se jo vetëm 2009, por edhe vitet paraardhëse evidentuan mosmarrëveshjet ekzistuese në gjirin e BE. Kjo duket veçanërisht qartë në marrëdhëniet midis Europës Lindore dhe asaj Perëndimore. Europa e vjetër nuk i pranon ato parime që predikojnë shtetet e BE, të cilat anojnë nga politika e SHBA-s. Megjithëse duhet patur parasysh fakti, se Traktati i Lisbonës ka më tepër karakter deklarativ. Prandaj ai nuk është bile as dokument që përcakton edhe zhvillimin, p.sh., të politikës së BE ndaj Rusisë. Në lidhje me këtë kuptimi, rëndësia praktike e Traktatit të Lisbonës konsiston pikërisht në atë, që ta bëjë të drejtueshëm Bashkimin e zgjeruar Europian. Kjo është për më tepër e domosdoshme për organet drejtuese të tij, se me ekzistencën e skepticizmit të disave, vetë projektin e BE të marrë në vetvete e quajnë të rëndësishëm vende të tjera. Ja një shembull i këtyre kohëve të fundit: pavarësisht nga problemet ekzistuese me BE, në veçanti për shkak të Kosovës, aplikimin për anëtarësim në të e paraqiti bile dhe Serbia", konkludoi Vladimir Anohin.