0Koncerni që drejtohet nga Lukoil, të cilit i përket 85% e aksioneve dhe Statoil norvegjez (15%) fituan tenderin për shfrytëzimin e vendburimit të naftës "Kurna Perëndimore-2" që ndodhet në Irak, rezervat e të cilit vlerësohen pothuajse në 13 miliardë fuçi. Atij i bënë rivalitet koncerni, në përbërjen e të cilit hyjnë British Petroleum, kompania kineze CNPC, si edhe gjigandi francez Total. Iraku e  parafoi këtë kontratë dhe tani Marrëveshja me afat 20 vjeçar duhet të miratohet nga kabineti i ministrave të vendit.