Viti i Ri në Rusi është një nga festat më të dashura, më të shumëpritura. Dhe urimet e sinqerta që burojnë nga thellësia e shpirtit në vigjilje të Vitit të Ri duhet të gjejnë patjetër realizim në jetë. Ne iu drejtuam personave të njohur të jetës shoqërore në Rusi me lutjen për t'i shprehur urimet e veta dëgjueve të "Zërit të Rusisë" në çdo skaj të botës që të ndodhen ata. Këto urime do të tingëllojnë në 160 vende të botës në 38 gjuhë të ndryshme.

Urimet më të ngrohta për ju nga gazetari dhe drejtuesi i emisioneve televizive Mihaill Leontiev

Do të dëshiroja për të gjithë ne që të mobilizohemi, të koncentojme të gjitha forcat tona e të shfrytëzojmë gjithçka që ndodh në botë për të mirën e Rusisë, për të mirën e popujve të tjerë dhe jo për qëllime keqdashëse. Jam mëse i bindur se ne së bashku me ju do t'ia dalim në krye kësaj pune me sukses!

Shkarko audiofailin


Urimet më të përzemërta për ju nga poetja Llarisa Rubalskaja

Të dashurit e mi! Ju uroj nga zemra me rastin e afrimit të Vitit të Ri, me afrimin e Krishtlindjeve orthodhokse! Do të dëshiroja për të gjithë ju sa më shumë dritë e ngrohtësi. Që bile edhe kur të mungojë dielli në qiell, në shpirtin tuaj të ketë megjithatë dritë të paqtë, rrezatim ngrohtësie.

Shkarko audiofailin


Urimet më të mira për ju nga poeti Dimitri Vodennikov

Pavarësisht nga të papriturat që mund të na ketë përgatitur ne viti i ardhshëm, unë dëshiroj ti uroj të gjithë dëgjuesit e radiokompanisë "Zëri i Rusisë" që të mos i tremben asgjëje. Sepse kur i bëjmë frikës fole në shpirtin tonë ne humbasim torruan, vetëkontrollin dhe ndërmarrim veprime të gabuara. Ndërsa kur bëjmë jetë të ndershme dhe të vërtetë atëhere ne kemi gjithmonë të drejtë dhe jemi të aftë për vepra të mëdha! Qofshi të lumtur, mos iu trembni kurrëgjëje dhe shkoftë gjithçka mbarë e mirë në jetën tuaj!

Shkarko audiofailin


 Juve ju uron Maria Arbatova

Juve ju uron Maria Arbatova. Ajo i drejtohet të gjithë bashkatdhetarëve rusë, të cilët u larguan nga toka amëtare në periudha të ndryshme historike, brezit të rritur përtej kufijve të vendit tonë të madh:

Të dashur miq! Ju uroj nga zemra me rastin e Vitit të Ri! Do të dëshiroja t'ju shprehja urimin që të vizitoni sa më shpesh Rusinë e të mos harroni kurrë, se ju jeni rusë. Dhe atë fakt të pamohueshëm, se gjuha ruse dhe kultura ruse janë burim i pashterrshëm, nga i cili mund të merrni forca dhe të karikoheni me energji. Gëzuar Vitin e Ri, bashkatdhetarët e mi!

Shkarko audiofailin


Juve ju uron Lideri i Partisë Liberal-Demokratike të Rusisë, Nënzëdhënësi i Dhomës së Ulët të parlamentit rus Vladimir Zhirinovskij

I uroj të gjithë dëgjuesit e radiokompanisë "Zëri i Rusisë" me rastin e festës të mrekullueshme të fundvitit. Ky është Viti i Ri i mrekullueshëm në vendin tonë që po ripërtërihet. Ne po hyjmë në vitin e fundit të dekatës së parë të shekullit të XXI-të. Dhe, sigurisht, të gjithë ata që dëgjojnë "Zërin e Rusisë", zërin e atdheut tonë më të mrekullueshëm, të vendit të madh që shtrihet gjerësisht nga një det në tjetrin, qytetarët e të cilit jetojnë në masë të madhe aktualisht jashtë shtetit, ta ndjejnë veten mirë sot, të përcjellin me gëzim vitin në përfundim. Ky është vit i përbashkët për planetin tonë dhe tuajin bashkë. Në vitin e 10 të dekadës duhet medoemos të jeni në gjendje të mirë shpirtërore dhe që, të paktën pjesërisht, të gjejnë realizim ëndërrat tuaja. Uroj me gjithë shpirt plotësimin e dëshirave Tuaja më sakrale! Që tu ndriçojnë sytë nga gëzimi e lumturia edhe fëmijëve, edhe brezit të vjetër!

Shkarko audiofailin


Juve ju uron drejtuesja e emisioneve televizive Mariana Maksimovskaja

Përshëndetjet më të ngrohta e më të përzemërta për të gjithë dëgjuesit e radistacionit "Zëri i Rusisë"! Ju uroj nga zemra Gëzuar Vitin e Ri dhe dëshiroj sinqerisht që ai të jetë më i mirë se viti paraardhës! Dhe kjo nuk është aspak keq si fillim. Kur u drejtohesh bashkatdhetarëve, që jetojnë jashtë shtetit, zakonisht shprehesh mbi dashurinë për atdheun e cila nuk njeh kufij. Por unë mendoj, se dashuria për atdheun, si dhe çdo dashuri tjetër, është çështje intime. Dhe për këtë bile nuk është fort e pranueshme të shprehesh publikisht. Të jesh patriot do të thotë të jetosh në mënyrë të tillë, që ty të të respektojnë jo vetëm për këtë, gjë që jua uroj me gjithë shpirt të gjithëve në Vitin e Ri 2010. Gjithashtu do të dëshiroja sa më shumë suksese e mbarësi për të gjithë ju! Gëzuar Vitin e Ri!

Shkarko audiofailin

 


Juve ju uron një nga drejtuesit e njohur të emisioneve radio-televizive, konsulenti politik Anatoli Vasserman

Të shtrenjtë bashkatdhetarë! Ju uroj të gjithëve ju kudo që ndodheni pikërisht me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri njëherazi! Shpresoj shumë se gjatë Vitit të Ri do të arrihet të gjenden rrugëdalje nga shumë qorrsokaqe politike dhe ekonomike, në të cilët ne hymë këto kohët e fundit. Bile më tepër se kaq, mendoj se këto rrugëzgjidhje tashmë po shqyrtohen dhe mbetet  vetëm të aplikohen në jetë. Kështu që ju uroj ta prisni bile vitin 2011 me gjendje shumë më të mirë shpirtërore dhe në rrethana ku e ku më të mira, se në vitin 2010!

Shkarko audiofailin


Juve ju uron shkrimtari Dimitri Bikov

Të dashur miq! Unë, në përgjithësi, nuk e mas kurrë jetën time me kutin e datave kalendarike, gjë të cilën jua uroj edhe juve. Mua më duket se nuk është më e rëndësishme se si hyn viti, por ajo se çfarë ndjesie provon ti në shpirt. Dhe, ja, unë do të dëshiroja që tek të gjithë ju të ruhet ndjenja e bashkësisë, komunitetit dhe madhështisë. Sepse në qoftë se do të humbasim ndjenjën e unitetit ne nuk do të mund të bëjmë dot asgjë. Ndërsa në qoftë se ne do të shtrojmë përpara vetes detyra grandioze, atëhere Rusia, meqenëse kështu është ndërtuar ajo, pa to do të fillojë të kalbet. Nuk duhet të harrojmë për asnjë moment, se ne nuk kërcënojmë askënd dhe se ne jemi të gjithë bashkë, në unitet të plotë. Dhe atëhere gjithçka do të shkojë mbarë e mirë për ne.

Shkarko audiofailin


Juve ju uron historiani dhe drejtuesi i njohur i emisioneve televizive Nikollai Svanixe

Të dashur miq! Dëshiroj me gjithë zemër që Viti i Ri që po afrohet të jetë për ju më i mirë dhe më i begatë se ai paraardhës. Me thënë të drejtën, ky urim ka të bëjë me çdo vit në vijim, por në lidhje me 2010 dëshira që ai të jetë më i mirë është pak më e fortë. Sepse viti që vjen, sipas kalendarit kinez, është Viti i Tigrit, ndërsa tigri është një kafshë me sjellje të paparashikueshme. Ai, nga njëra anë, është kafshë fort e egër, me karakter të rreptë, kurse nga ana tjetër ai, sepse më përfytyrohet mua, si i drejtë dhe fisnik. Dhe, ja, unë dëshiroj që vrazhdësinë e vet ai të mos e lërë për ne me ju. Ju uroj të gjithëve suksese, mbarësi, shëndet e lumturi! 

Shkarko audiofailin


Juve ju uron politikani Boris Njemcov

Unë do të doja ti uroja të gjithë miqve të "Zërit të Rusisë" që Viti i Ri të jetë për ta më i mirë, më i begatë se ai paraardhës. Në fëmijëri ne ishim mësuar të besonim në mrekulli. Njëkohësisht unë e kuptoj mjaft mirë, se çudirat, mrekullitë ndodhin shumë rrallë në jetë. Por ndoshta kësaj here neve do të na ecë fati dhe viti 2010 do të jetë më i mbarë se sa 2009. Më kryesorja është të besojmë në forcat tona, të shfaqim mirësinë e shpirtit, të jemi energjikë, të mendojmë për shëndetin tonë, shëndetin e të afërmve. Ta ndihmojmë më shumë njëri tjetrin. Dhe atëhere, jam mëse i bindur, se gjithçka do të shkojë për mrekulli. Gëzuar Vitin e Ri, të dashur miq!

Shkarko audiofailin


Juve ju uron aktorja Irina Miroshniçenko

Fort të dashur miq e bashkatdhetarë të mi! Unë, sigurisht, ju uroj të gjithëve që Viti i Ri të sjellë në çdo familje shpresën, ëndërrën për atë, se jeta do të bëhet akoma dhe më e përsosur, më e mrekullueshme. Në qoftë se ndokush tani ndihet keq, unë i uroj shndërrimin e jetës, me qëllim që ajo të bëhet më e bukur se ç'ka qenë. Uroj me gjithë shpirt për të gjithë ju prosperitet e mbarësi!

Shkarko audiofailin


Juve ju uron shkrimtari Aleksandër Prohanov

Unë kam shumë dëshirë që në vigjilje të festave të mrekullueshme të Vitit të Ri, solemniteteve të pritshme të Krishtlindjeve orthodhokse, kur atmosfera është e mbushur me vezullimin e kristaleve të flokëve të dëborës virgjërisht të bardhë, kur me dritë të ngrohtë floriri regëtijnë nga dritaret e shtëpive dritëzat në pemët e Vitit të Ri, siç u shpreh poeti, që të fillojë një kohë e re, që, më në fund, të nisë mbledhja e gurëve për ndërtim pas një shkatërrimi kohëgjatë. Sot Rusia ka nevojë për dashurinë, lutjen dhe ndihmën e të gjithë atyre që e ndjejnë veten të lidhur shpirtërisht e me rrënjë me atdheun tonë. Dëshiroj që bashkimi i iniciuar tashmë i botës ruse, të vazhdojë edhe në vitin 2010 dhe që të gjithë ta ndjejnë veten me mendje, me shpirt dhe me lutjet e tyre, pjesë të pandarë të popullit të madh, unik rus.

Shkarko audiofailin


Juve ju uron Zëvendësi i kryetarit të Komitetit për legjislacionin kushtetues të Dhomës së ulët të parlamentit rus - Dumës Shtetërore - Viktor Iljuhin

Dua ti shpreh urimet e mia më të ngrohta e më të sinqerta gjithë bashkatdhetarëve tanë që u ndodhën për këtë apo atë arsye jashtë kufijve të Federatës Ruse. Qoftë sa më i lumtur për ju Viti i Ri! Le të jetë ai i mbushur me paqe e mirësi për ju të gjithë jashtë shtetit dhe për ne këtu në Rusi. Ndërsa, sigurisht, në qoftë se do të keni dëshirë dhe do t'ju jepet një mundësi e tillë unë do t'ju propozoja: kthehuni në Atdhe, në Rusi, sepse këtu kemi vërtet shumë punë për të bërë. Të gjithëve ju uroj shëndet të fortë! Gëzuar Vitin e Ri 2010, të dashur miq!

Shkarko audiofailin


Juve ju uron drejtuesi artistik i revistës humoristike me mjaft popullatitet për fëmijë "Jerallash" Boris Graçevskij

Fort të dashur, të mrekullueshëm bashkatdhetarë! Dëshiroj t'ju drejtohem me disa fjalë në vigjilje të festave të mrekullueshme të fundvitit. Megjithëse ju ndodheni larg, por ne me mendje e zemër jemi përherë me ju. Edhe në Vitin e Ri kjo do të mbetet pa ndryshim kështu. Unë dëshiroj që ju të jeni me ne, sa më pranë që të jetë e mundur dhe që ky vit t'ju sjellë sa më shumë gëzime e mbarësi. Dhe që drita të cilën rrezatoni ju, gjendja juaj e mirë shpirtërore tu ndriçojë të gjithëve rrugën jetës. Me një dritë të tillë ne do të vazhdojmë të jetojmë më tej! Prandaj qoftë Viti i Ri i mbushur plot dritë e ngrohtësi, i pasur, i larmishëm, i mirë. Ashtu si revista jonë "Jerallash". Gëzuar Vitin e Ri, të dashur miq!   

Shkarko audiofailin