0Sipas të dhënave të Qendrës mbarë ruse të studimit të opinionit publik rejtingun e përfaqësuesve të elitës ruse për vitin në përfundim-2009, si edhe vitet e tjera e kryesoi Kryeministri Vladimir Putin (67.64%). Vendin e dytë e zuri Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev (56.64%). Treshen e lidërve të elitës ruse e mbylli këngëtarja Alla Pugaçova (11.76%). Në dhjetëshen e parë hynë gjithashtu Partiarku Kirill, regjisori Nikita Mihallkov, këngëtari Iosif Kobzon, Kryetari i Bashkisë së Moskës Juri Lluzhkov.