0Ukraina dhe Rusia ranë dakort për kushtet e transportimit të naftës ruse nëpërmjet territorit ukrainas për vitin 2010, njoftoi Përfaqësuesi i kompanisë "Ukrtransnaft". Palët nënshkruan disa dokumente shtesë në marrëveshjen për vitin 2010. Vëllimet e transportit do të mbeten në nivelin e atyre të vitit 2009. Ndër të tjera transiti i naftës me anë të naftësjellësit "Druzhba", sipas marrëveshjes së arritur, do të kapë vëllimin jo më pak se 15 milionë tonë.