0Deri në mesin e muajit janar në Moskë do të jetë e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë ekspozita "Konstantin Korovin-piktori i Teatrit Bolshoi". Piktori Korovin (1863-1939) është përfaqësuesi më i spikatur i impresionizmit rus. Tabllotë e tij, të cilat dallohen për larminë e madhe të ngjyrave, zotërojnë cilësinë e habitshme të frymëzimit të gëzimit dhe optimizmit. Në punët teatrale Korovin gjithashtu u përpoq të përcjellë gjendjen emocionale të spektaklit, duke krijuar dekore dhe kostume në stilin e vet impresionist.