Shkarko audiofailin


Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin, i cili ndërmorri një vizitë në Lindjen e Largët, mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të uzinës së prodhimit të automobilave "Sollers" në Vladivostok dhe u ul në timonin e një prej automobilave të parë që sapo dolën nga konvejeri i saj. Kryetari i qeverisë u njoh me gjithë linjën e prodhimit të kamionëve dhe mjeteve të transportit për pasagjerë, të cilat do të montohen në këtë uzinë. Rusia do të vazhdojë të zhvillojë më tej prodhimin vendas të automobilave, deklaroi Vladimir Putin. Në bisedën me punëtorët e kësaj uzine kryeministri kujtoi, se industria e automobilave është një nga degët e ekonomisë botërore që u godit më fort nga kriza globale ekonomiko-financiare. Në lidhje me këtë ai përmendi atë fakt, se udhëheqja e Rusisë ka ndërmarrë një sërë masash për mbështetjen e industrisë së automobilave. Kjo ndërmarrje, sipas fjalëve të Kryetarit të qeverisë ruse, do ti lejojë këtij rajoni të zhvillojë bazën tatimore vetiake, ndërsa kjo do të thotë se ai do të ketë mjete të mjaftueshme financiare dhe mundësi për zhvillimin e objekteve sociale, rrjeteve të rrugëve automobilistike dhe shumë të tjera. Hapja e kësaj ndërmarrjeje të re të madhe është një pjesë e strategjisë së qeverisë ruse për zhvillimin e Lindjes së Largët dhe rajonit të Bajkalit deri në vitit 2025. Sipas fjalëve të Vladimir Putinit, kjo strategji do të bëjë të mundur krijimin në këtë rajon të rëndësishëm strategjik të një ekonomie të qëndrueshme. Në vigjilje ai mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të pikës përfundimtare (stacionit të furnizimit të naftës në cisterna) të naftësjellësit me itinerar "Siberi Lindore-Oqeani Paqësor". Siç vuri në dukje Kryeministri, tani Rusia mund të furnizojë naftën e vet jo vetëm në Perëndim, siç është bërë traditë një gjë e tillë, por edhe të fokusohet për plotësimin e nevojave energjetike të Lindjes. Kjo do ti japë një shtytje të qenësishme zhvillimit të Lindjes së Largët dhe Siberisë Lindore, theksoi Vladimir Putin.