0Piratët somalezë rrëmbyen një cisternë që po lundronte nën flamurin britanik nga Spanja për në Tailandë. Ekuipazhi i anijes është i përzier dhe përbëhet nga 26 veta. Ndër ta janë shtetas të Rusisë, Ukrainës, Gjeorgjisë, Bullgarisë, Rumanisë, Finlandës, Polonisë, Indisë dhe Turqisë. Cisterna, e cila tashmë ndodhet nën kontrollin e banditëve detarë, ka marrë kursin drejt bregdetit të Somalisë.