0Rivendosja në Moskë e memorialit të shkatërruar në Kutaisi do të shërbejë si mësim për Gjeorgjinë, deklaroi Kryeministri Vladimir Putin gjatë vizitës së vet të punës në Lindjen e Largët. Gjeorgjia bëri një krim të rëndë kundër kujtesës historike, vuri në dukje ai. Duke prekur çështjen e furnizimeve të naftës në Europë nëpërmjet territorit të Ukrainës, Kryeminstri deklaroi, se kontratat do të përmbushen pikë për pikë. Vladimir Putin vuri në dukje gjithashtu, se Rusia po diversifikon tani rrugët e furnizimeve të naftës dhe gazit me qëllim që të shmangë rreziqet e transitit. Sipas fjalëve të tij, naftësjellësi me itinerar "Siberi Lindore-Oqeani Paqësor" do ti lejojë Rusisë që të shmangë vartësinë nga vendet transitore, meqenëse ky tubacion shtrihet i tëri në territorin e Rusisë. Qeveria do të shqyrtojë gjithashtu çështjen që ka të bëjë me ndërtimin e naftësjellësit me dalje në veriun europian të Rusisë, shtoi Kryetari i qeverisë.