0Sateliti amerikan i ndërlidhjes Direct TV-12 dhe blloku përshpejtues "Briz-M" u shkëputën me sukses nga raketëmbajtësja "Proton-M", e cila startoi nga kozmodromi Bajkonur. Sateliti Direct TV destinohet për garantimin e shërbimeve të ndërlidhjes, Internetit dhe transmetimit televiziv në formatin digital në territorin e SHBA-s.