0Rusia dhe Ukraina në tërësi bashkërenditën kushtet në lidhje me transitin e naftës për konsumatorët europianë. Ministri i energjetikës i Federatës Ruse Sergei Shmatko dhe homologu i tij ukrainas Juri Prodan diskutuan në bisedën e tyre telefonike çështjet e bashkëpunimit në sferën e furnizimit dhe transitit të naftës. Në të njëjtën kohë Ukraina dëshiron të ndryshojë kushtet e kontratës për transitin e naftës ruse në Europë nëpërmjet territorit të Ukrainës. Por edhe në qoftë se nuk do të arrihet në marrëveshje deri në fund të vitit, transiti do të vazhdojë të realizohet megjithatë, konfirmoi me bindje të plotë Nënkryeministri i Rusisë Igor Seçin.