"Pa shkollë s'ka artistë, pa artistë s'ka as teatër". Tek perceptimi i kësaj të vërtetë të pamohueshme në Rusi arritën që dy shekuj më parë. Atëhere në përbërjen e teatrove Perandorakë me dekret të Carit Aleksandri i I-rë në Moskë u themeluan shkolla e parë profesionale teatrale. Aktualisht ajo kremton jubileun e vet 200 vjeçar. Trupat e teatrove Perandorakë në kufirin e shekujve XVIII-XIX-të u dukën kryesisht për llogari të aktorëve bujkrobër të teatrove shtëpiakë. Duke hyrë në shërbim shtetëror ata nuk ishin më pronë e çifligarit. Po këtë rrugë pati edhe fati i aktorit të madh rus Aleksandër Shepkin. Në momentin e daljes në skenën e Mallij Teatër të Moskës ai tashmë kishte fituar famën e aktorit komik, por me kalimin e kohës ai arriti të çlirohej nga ky rol, imazh dhe të krijojë një cikël të tërë figurash, personazhesh që sintetizonin dukuritë social-psikologjike të botës bashkëkohore. Gradualisht erdhi duke u formuar metoda e tij aktoriale, të cilën mendimtari rus Gercen e përcaktoi në këtë mënyrë: "Ai ishte i pari që krijoi imazhin e së vërtetës në skenën ruse. Ai u bë i pari person jo teatral në teatër". Me punën estetike mbi rolin, perceptimin e thellë të karakterit - ja me çfarë i brymoste ai aktorët e rinj gjatë procesit mësimor, gjatë punës së tij si pedagog në kolegjin pedagogjik që ndodhej nën varësinë e Mallij Teatër. Rektori i tij Boris Lubimov në intervistëv e vet dhënë "Zërit të Rusisë"citoi fjalët e aktorit të madh: "Shepkin fliste përherë mbi domosdoshmërinë "për të hyrë nën lëkurën e personazhit veprues". Një qendrim i tillë edhe ndaj letërsisë, edhe ndaj kulturës, e mori fillesën e vet nga Shepkini. Ishte pikërisht Shepkini ai që hodhi themelet e sanksionimit të qendrimit ndaj aktorit jo si ndaj një shakaxhiu, karagjozi, apo palaçoje, por si ndaj një njeriu që është i ngarkuar me një mision të veçantë. Në bazë të etikës së tij qendron aforizmi i famshëm: "Teatri është tempull. Dhe ti ose kryen rolin e shërbyesit të fesë në të, ose shporru më mirë prej andej". Dhe pasuesit e Shepkinit i shërbyen me besnikëri tempullit me emrin teatër. Ata ishin kaq bindës në skenë, saqë shikuesit i besonin padyshim çdo fjale të tyre. Pati vend, p.sh., një rast i tillë: aktorja e madhe e shekullit të XIX-të Maria Jermollova po luante në skenë dëshpërimin për shkak të vdekjes së njeriut të afërt dhe një keqdashës vuri në arkivolin, mbi të cilin ajo qante me ngashërim, dordolecin e një majmuni. Jermollova e luajti skenën në mënyrë të tillë që i bëri të gjithë për të qarë, ndër të tjera edhe "shakaxhiun", të cilin e vrau for ndërgjegja për xhestin e vet... Por para se të arrijnë një të vërtetë kaq fort ndikuese, impresionuese në art studentëve të kolegjit teatral u duhet të kapërcejnë një rrugë shumë të vështirë deri tek arritja, përsosja e mjeshtërisë aktoriale. Lëndë mësimore ata kishin shumë: që nga fjala skenike dhe plastika e deri tek skerma dhe kërcimi step, të cilin studentët e praktikojnë bile edhe në shkallët e godinës së kolegjit dhe në pushimet midis leksioneve. Çdo auditor është një sallë për shikuesit me një skenë të vërtetë. Dhe provat zhvillohen bile dhe në kopshtin e çifligut të vjetër në rrugën Njeglinaja mu në qendër të Moskës, ku ky kolegj ndodhet që nga momenti i shfaqjes së vet.