0Numri i të vdekurve, si rezultat i sulmit terrorist në megapolisin pakistanez Karaçi, arriti në 31 veta. Më shumë se 70 të tjerë u plagosën. Siç u njoftua më parë, terroristi-kamikaze shpërtheu një bombë gjatë  kohës së marshimit të përmortshëm në qendër të qytetit, i cili u organizua nga muslimanët-sheitë në kujtim të Imam Hysenit, nipit të Profetit Muhammed. Numri i viktimave mund të kishte qenë shumë më i madh, në qoftë se terroristi do të kishte çarë deri në qendër të turmës. Në vendin e ngjarjes ka shpërthyer një zjarr i madh, flakët e të cilit kanë përfshirë më shumë se 50 dyqane. Në organet e ruajtjes së rendit mendojnë se sulmi terrorist u krye nga një fanatik fetar i lëvizjes "Taliban" .