0Rusia nuk ndërhyn në punët e brendshme të Iranit, por është e shqetësuar për ngjarjet që po ndodhin atje. "Me keqardhje konstatojmë, se përplasjet e demonstruesve me forcat e ruajtjes së rendit në Teheran dhe në një sërë qytetesh të tjera acaruan situatën e brendshme politike në vend", thuhet në deklaratën  e përhapur nga MPJ e Federatës Ruse. Në të theksohet domosdoshmëria "e shfaqjes së të përmbajturit dhe kërkimit të kompromiseve, në mënyrë që të mos lejohet shkallëzimi i konfrontimit". MPJ i quajti "dezinformacion provokues" njoftimet në lidhje me faktin se Moska gjoja ka gisht në proceset e brendshme politike në Iran.