0Ministria e transportit e Rusisë i dorëzoi kompanisë ajrore gjeorgjiane "Georgian Airways" lejen për realizimin e fluturimeve charter në Rusi nga 29-deri më 30 dhjetor. Rusia ndërpreu komunikimin ajror me Gjeorgjinë në fillim të tetorit 2006. Shkaku i kësaj ndërprerjeje u bë borxhi i kompanive ajrore gjeorgjiane për fluturimet e realizuara në territorin e Rusisë. Më vonë fluturimet midis Rusisë dhe Gjeorgjisë rifilluan, por përsëri u ndërprenë ditën tjetër pas fillimit të veprimeve luftarake në Osetinë e Jugut në gusht të vitit 2008.