0Më shumë se 20 veta gjetën vdekjen dhe mbi 70 të tjerë u plagosën si rezultat i sulmit terrorist në megapolisin pakistanez Karaçi. Numri i viktimave të këtij sulmi do të vazhdojë të rritet. Një terrorist-kamikaze shpërtheu në qendër të Karaçit bombë të  fuqishme, dhe pikërisht në kulmin e Ashures- marshimit të përmortshëm të muslimanëve-sheitë, organizuar në kujtim të Imam Hysenit, nipit të Profetit Muhammed. Për sheitët kjo ditë e përmortshme, shënohet nga vetëflijime publike. Në momentin e shpërthimit në turmë ndodhesh disa qindra veta.