0Presidenti i Federatës Ruse nënshkroi ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Bjellorusinë mbi krijimin e sistemit unik të mbrojtjes kundërajrore. Për këtë njoftoi shërbimi informativ i Kremlinit. Sistemin unik të mbrojtjes kundërajrore do ta kryesojë komandanti që do të emërohet nga presidentët e Rusisë dhe Bjellorusisë mbi bazë të rekomandimeve të ministrave të mbrojtjes. Detyrat kryesore të sistemit unik rajonal të mbrojtjes kundërajrore janë zbulimi, ruajtja dhe mbrojtja e kufirit të jashtëm ajror të Shtetit të Bashkuar.