0Ceremonia solemne e dhënies Afganistanit të ndihmës ruse pa shpërblim - 52 kamionë "KamAZ", u zhvillua në qytetin afgan Hajraton. Për këtë i njoftoi agjencisë "RIA Lajmet" Këshilltari për çështjet ekonomike dhe tregtare të ambasadës së Rusisë në Afganistan Georgi Mishin. Sipas fjalëve të tij, kamionët mbërritën në Afganistan nëpërmjet rrugës hekurudhore. Ceremonia u organizua në sheshin përpara ndërmarrjes më të vjetër afgano-sovjetike për prodhimin e automobilave "ASTRAS", e cila u zbukurua me flamurët e Afganistanit dhe Rusisë.