10 vjet janë një afat i mirë për të kujtuar frazën e Presidentit të parë rus Boris Jelcin "Ruajeni Rusinë!" dhe për ti bërë pyetjen vetes: se ç'suksese kemi arritur ne? Siç shkruan botimi "Vremia novostei", atëhere në vitet e drejtimit të Jelcit na dukej, sikur, sapo të dilnim nga gropa e thellë e borxheve pas defolltit, sa të merrnim pak frymë, të vendosnim rregull në Çeçeni e me "Gazprom-in" dhe përpara vendit do të hapeshin, më në fund, të gjitha rrugët. Planet e reformave me përmasa të mëdha dukeshim plotësisht të realizueshme. Po, vërtet, gjatë këtyre viteve të fundit ne mësuan të montojmë jo keq automobilat e shpikur në vende të tjera. Mësuam të krahasojmë të ardhurat e përfituara nga depozitimet në rubla, euro, dollarë. Konstruktuam një aeroplan të ri, ndërtuan disa nëndetëse. Këto janë arritje në fushën e ekonomisë. Nën pretekstin e domosdoshmërisë së forcimit të vertikales burrokratike në vende u anuluan zgjedhjet e guvernatorëve. Nën pretekstin e domosdoshmërisë së stabilitetit politik u eliminua kuptimi i vetë zgjedhjeve në nivel federal. Por, më kryesorja konsiston bile jo dhe aq në të gjitha këto, se sa në diçka tjetër. Dhe pikërisht, se pas dhjetë vjetësh jetese në kushte favorizuese (për shkak të koniuturës së favorshme botërore) ne se si u mësuam ashtu pa u vënë re me mendimin se... nuk ka kurrëfarë kuptimi ta hedhim vështrimin drejt horizontit. Në vitet 90-të neve shpesh herë na vinte turp nga figura e Jelcinit, e megjithatë pikërisht ai mbetet kriter matës i arritjeve të Rusisë së re - kriter i përcaktimit të lirisë dhe përmasave të saj.

Komentimi i artikullit të ditës

0 Ky artikull mund të mos jetë plotësisht i kuptueshëm për miqtë tanë të huaj. Por bile me disa nga tezat e tij mund të mos pajtohet edhe lexuesi rus. Ne iu drejtuam me lutjen për ta komentuar atë Zëvendës drejtorit të përgjithshëm të Qendrës së teknologjive politike Aleksei Makarkin: "Vendi arriti të ruhet, të mbijetojë. Bile më tepër se kaq, ndodhi një rritje mjaft serioze ekonomike. Ajo, sigurisht, mund të lidhet me koniukturën jashtëzakonisht të favorshme ekonomike, por mund të lidhet edhe me veprimtarinë mjaft efektive makroekonomike të qeverisë, e cila ndoqi një politikë të kujdesshme. Kështu, u arrit të krijohet Fondi i Rezervave. Ai ndihmon në mënyrë të ndjeshme për t'iu kundërvënë sfidave të krizës ekonomike botërore", tha Aleksei Makarkin. Për nga pikëpamja e qendrueshmërisë së shoqërisë, ndryshimet që ndodhën për 10 vjetët që kaluan pas vdekjes së Jelcinit, ishin, në tërësi, pozitive. Për vetë faktin se vetëm pas arritjes së qendrueshmërisë ne mund të fillojmë të avancojnë përpara. Automobili i fuqishëm, dinamik është fort i mirë për manovrime në rrugë të lehta gjarpëruese, por rrezikon të fluturojë në hendek gjatë kthesës së parë të fortë që mund ti dalë atij në rrugën e vet. Ndërsa kthesa të forta ne do të kemi shumë e shumë në rrugën tonë. Të paktën për vetë faktin, se me të tilla kthesa të rrezikshme e të paparashikueshme do të ndeshet e gjithë bota. Kriza ekonomike aktuale nuk është aspak as e para dhe as e fundit, për fat të keq. Prandaj neve do të na duhet të llogarisim, të masim mirë dëshirën për ndryshime me domosdoshmërinë e mbrojtjes nga ndryshimet, shndërrimet e tepruara.