0Kanali televiziv rus 24-orësh Russia Today (RT) filloi transmetimin e vet në gjuhën spanjolle. "Ne transmetojmë lajme, aspak të ngjashme me ato të rrjedhës kryesore ndërkombëtare. Kanali në spanjisht do të gjejë shikuesit e vet", deklaroi Kryeredaktorja Margarita Simonjan. Më parë RT transmetonte vetëm në gjuhën angleze dhe atë arabe. Çdo ditë në eterin e RT transmetohen lajme sportive, reportazhe speciale për jetën e rajoneve të Rusisë dhe intervista aktuale. Në regjimin e redaksisë në gjuhën spanjolle të RT janë rreth 200 veta, ndër të tjera, 35 gazetarë nga Argjentina, Spanja, Çili, Ekuadori, Meksika, SHBA-s dhe Bolivia.