0Rusia do të ndihmojë në përgatitjen e policëve afganë të shërbimit antidrogë, kurse me riorientimin e ekonomisë së këtij vendi duhet të merret koalicioni perëndimor. Për këtë deklaroi në intervistën e vet dhënë për ITAR-TASS Kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore për sigurimin Vladimir Vasilev. Ai komentoi propozimet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Andres Fog Rasmussen, që u bënë nga ai gjatë vizitës së paradokohshme në Moskë, mbi pjesëmarrjen e mundshme të Rusisë në përgatitjen e policëve afganë të shërbimit antidrogë. Vladimir Vasilev përmendi, se gjatë kohës së qëndrimit të kontigjentit perëndimor në Afganistan prodhimi i opiumit në vend u rrit10 herë.