0"Afganistani: po e njëjta rrugë drejt disfatës së plotë". Kështu e titulloi artikullin e vet, botuar në faqet e mjetit informativ londinez "The Financial Times" kushtuar 30 vjetorit të futjes së trupave ruse në Afganistan, ish Ambasadori i Britanisë së Madhe në Moskë Rodric Braithwaite. Trupat sovjetike në Afganistan, sipas mendimit të sir Braithwaite, arritën të bëjnë shumë. Përveç gjësë më kryesore - ruajtjes së territorit nën kontrollin e vet. Rodric  Braithwaite pajtohet plotësisht me argumentin kryesor të kritikëve të Bashkimit Sovjetik: se trupat sovjetike kishin taktikë, por nuk kishin strategji. Por po të njëjtën kritikë ai ia adreson edhe koalicionit aktual perëndimor. Vërtet, ndryshe nga ish Ambasadori britanik, disa politikanë aktualisht veprues perëndimorë dhe ekspertë të ndryshëm i cilësojnë pikësynimet dhe veprimet e Kremlinit të atëhershëm dhe Shtëpisë së Bardhë të tanishme në Afganistan si krejtësisht të ndryshme, të pakrahasueshme. Dhe vërtet dallimi midis tyre ekziston, duhet thënë. Por jo krejtësisht ai për të cilin deklaroi para pak kohësh, p.sh., Shefi i Pentagonit dhe ish Kreu i CIA-s amerikane Robert Gates. Moska, meqë ra fjala, siç kujtuan ekspertët e Internet-portalit "Afganistan.Ru, mori vendimin për futjen e trupave në Afganistan pas kërkesës së 21-të të udhëheqjes afgane. E megjithatë, ky vendim u pranua si gabim më vonë. Por në të njëjtën kohë, sipas dëshmive të ish Komandantit të armatës së 40, ndërsa aktualisht guvernatorit të Qarkut të Moskës Boris Gromov, që nga vitit 1980 e deri në vitin 1988 në Afganistan me ndihmën e punëtorëve dhe specialistëve sovjetikë u ndërtuan dhe u vunë në shfrytëzim 65 objekte të mëdha social-ekonomike. Ja se ç'tha më tej Anatoli Ciganok, Drejtori i Qendrës së pavarur të prognozimit ushtarak: "Për Rusinë ka shumë e shumë mundësi pune në Afganistan. Rrugët hekurudhore ruse mund ta zgjasin linjën hekurudhore nga jugu i Afganistanit deri në Veri. Ne jemi të interesuar edhe për realizimin në jetë të programit të OKB-së "Jug-Veri". Së dyti, ne gjatë kohës së qendrimit në Afganistan kemi ndërtuar shumë impiante për nxjerrjen e ujit. Dhe, së fundi, ne propozojmë rivendosjen në funksionim të uzinave që qenë ndërtuar më parë me ndihmën sovjetike", tha Drejtori i Qendrës së pavarur të prognozimit ushtarak.