0Organizatat e bashkatdhetarëve në Belgjikë, Austri dhe Estoni e përshëndetën vendimin e qeverisë së Rusisë për rivendosjen në Moskë të "Memorialit të Lavdisë"- monumentit të ngritur për nder të të rënëve në Luftën e Madhe Patriotike, të cilin e hodhën në erë para pak kohësh në qytetin gjeorgjian Kuitasi. Ata dolën me iniciativën që të fillojnë në Ditën e Fitores mbledhjen e mjeteve financiare në radhët e bashkatdhetarëve rusë, të cilët jetojnë jashtë shtetit, njofton me telefon korrespondenti  ynë nga Brukseli.