0Rusia kaloi me sukses pjesën më të rëndësishme të krizës ekonomike. Për këtë deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në ceremoninë e dorëzimit të medaljeve shtetërore në Kremlin. Sipas fjalëve të tij, "mbeten akoma probleme financiare dhe sociale, të cilat duhet të zgjidhen vitin e ardhshëm. Medvediev theksoi, se Rusia hyri në periudhën, "kur në të ardhmen jo vetëm të forcojë shtetin dhe të krijojë karkasin e jetës për të ardhmen, por edhe të mendojë për atë, se si të zhvillohet në të gjitha drejtimet". Ai shprehu shpresën, se "në vitin 2010 Rusia do ta ndiejë veten më mirë".