0Në vitin 2010 Ministria e Situatave të Jashtëzakonshe (MSJ) e Rusisë do të realizojë projekte të ndryshme në Ballkan, njoftoi në konferencën e vet përfundimtare për shtyp Kreu i këtij dikasteri Sergei Shojgu. Ai vuri në dukje, se aktualisht po zhvillohet puna edhe për krijimin e Qendrës Europiane të luftës kundër katastrofave, e cila do të bashkojë dhe aviacionin, dhe xhenierët. Pjesëmarrëse të këtij projekti u bënë vendet ballkanike, si dhe Italia. "Deri në vitin 2012 ne planifikojmë të përfundojmë çminimin e atyre territoreve në Serbi, ku do të kalojë gazsjellësi "Rryma Jugore", tha Ministri.