0Gjermania dha lejen e dytë dhe përfundimtare për ndërtimin e gazsjellësit "Nord Stream", njoftoi kompania "Nord Stream"- operatorja e projektit. Më parë Gjermania lejoi ndërtimin e gazsjellësit në ujërat e veta territoriale. Kompanisë i mbetet vetëm të marrë lejen e dytë nga Finlanda. Gazsjellësi "Nord Stream", i cili do të shtrohet nëpër fundin e Detit Balltik që nga Viborgu rus deri në Greifswald-in gjerman do të ndërtohet për diversifikimin e furnizimeve të "lëndës së kaltër djegëse" ruse në Europë. Nëpërmjet tij, çdo vit, vendet e Bashkimit Europian do të marrin deri në 55 miliardë metra kub gaz.