Gjatë nxjerrjes së përfundimeve të vitit 2009, Kreu i MPJ të Rusisë Sergei Lavrov vuri në vend të parë, midis ngjarjeve ndërkombëtare, krizën financiare globale. Për këtë ai deklaroi në intervistën e vet dhënë botimit "Rossijskaja gazeta". Kriza, sipas mendimit të tij, demonstroi qartë se në kushtet e globalizimit çfarëdolloj tronditjesh të mundshme do të prekin të gjitha vendet dhe prandaj ne duhet të veprojmë bashkarisht. Një vend të rëndësishëm në veprimtarinë e MPJ të Federatës Ruse, theksoi Ministri, zunë problemet politiko-ushtarake të sigurimit. Dhe këtu një vemendje e veçantë iu kushtua avancimit të iniciativës së Presidentit Dimitri Medvediev mbi përpunimin e Traktatit për sigurimin europian. Dhe momenti i tretë që përmendi Lavrov ishte riperceptimi i krizës së fundit në Kaukaz. Reagimi i parë ndaj tij ishte në frymë të "luftës së ftohtë": ishte Saakashvili që i mban sytë nga Perëndimi dhe ekzistonin ata që e fyenin atë. Por ky reagim nuk i qendroi provave të kohës.