0Moska dhe Tokio mendojnë, se problemi i përfundimit të marrëveshjes paqësore duhet të zgjidhet në bazë të një atmosfere të qetë dhe miqësore të zgjerimit të lidhjeve ruso-japoneze, deklaroi Kreu i MPJ të Rusisë Sergei Lavrov në Moskë sipas përfundimeve të negociatave me homologun japonez Kacuj Okada. Sot, sipas fjalëve të tij, ekziston plani për zbatimin e marrëveshjeve ekonomike në jetë. Lavrov dhe Okada ranë dakort për krijimin e grupit të punës për zgjidhjen e problemeve të Afganistanit dhe vazhdimin e bashkëpunimit për rregullimin e situatës rreth RPD të Koresë.