Në raudin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci dolën kandidati i Partisë Social-Demokratike opozitare Ivo Iosipoviç dhe Kryetari i bashkisë së Zagrebit Milan Bandiç, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Ivo Iosipoviç i siguroi vetes në raundin e parë të zgjedhjeve 32% të votave, kurse Bandiç rreth 14%. Raundi i dytë i zgjedhjeve do të zhvillohet më 10 janar.