Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev do të dekorojë sot me çmime shtetërore bashkatdhetarët më të shquar. Ceremonia solemne e dorëzimit të dekoratave do të zhvillohet në Kremlin për herë të fundit për vitin 2009. Sipas traditës Kryetari i shtetit do të dekorojë personalisht më të mirët ndër më të mirit-ushtarakë, shkencëtarë, artistë, pedagogë, mjekë. Festa të tilla janë zhvilluar tashmë katër herë për këtë vit. Në vitin 2009 Medvediev sanksionoi edhe një traditë tjetër dhënie "çmimesh"- dorëzimin familjeve me shumë fëmijë të Urdhërit «Родительская слава» ("Lavdia Prindërore"). Ky urdhër u themelua në vitin 2008 me një nga dekretet e para të Presidentit aktualisht veprues.