Me festivalin e organizuar në qendrën mbarëruse të fëmijëve "Oqean" po përfundon Viti i Rinisë në Primorje. Në të marrin pjesë më tepër se 400 të rinj e të reja-fitues të olimpiadave, konkurseve dhe kampionateve më të prestigjshme sportive. Të rinjtë po demonstrojnë forcat dhe aftësitë e veta në konkuse e gara të ndryshme. Do të përfundojë festivali me një Gala-koncert me pjesëmarjen e kolektivave më të mirë krijues dhe sportivë të të rinjve nga skaje të ndryshme të krahinës. Në qendrën e fëmijëve "Oqean" ekzistojnë të gjitha kushtet e domosdoshme për pushimin dhe arsimimin e fëmijëve. Në këtë qendër pushojnë çdo vit mijëra fëmijë nga e gjithë Rusia.