Në vitin e 87 të jetës së vet ndërroi jetë kompozitori i njohur rus Isaak Shvarc. Ai ishte Artist i Popullit i Rusisë, Laureat i çmimit shtetëror të Rusisë, punonte në gjini të ndryshme, ishte autor baletesh, i muzikës simfonike, instrumentale, muzikës së dhomës, romancave. Por veçanërisht i dashur për miliona shikues ai u bë si autor i muzikës së dhjetra filmave kinematografikë, ndër të cilët mund të përmendim "Dielli i bardhë i shkretëtirës" dhe "Ylli i lumturisë robëruese". Kompozitori ka marrë disa herë çmime në Kanë, Venecia, Londër, Berlin. Për muzikën e filmit "Dersu Usala" ai meritoi çmimim "Oscar".