Njësia e re e anijeve të Flotës së Oqeanit Paqësor po përgatitet për tu nisur drejt Gjirit të Adenit për luftën kundër piratëve. Njësia tashmë e katërt për nga radha do të niset për në Bririn Afrikan në gjysmën e dytë të janarit. Në përbërjen e saj do të hyjnë: anija e madhe kundërnëndetëse "Marshal Shaposhnikov", një rimorkiator, një cisternë si dhe një nënrepart këmbësorësh të marinës. Gjatë kohës së dezhurnit tre njësitë paraardhëse të anijeve ruse, të cilat patën marrë pjesë në operacionet kundër piratëve, shoqëruan më tepër se 100 anije tregtare nga 26 vende, përballuan më shumë se 20 tentativa sulmesh pirateske ndaj anijeve tegtare. Ato arritën të arrestonin 10 piratë.