Pavarësisht nga kriza, autoritetet pushtetore ruse do tu vënë nën pemën e Vitit të Ri qytetarëve si "dhuratë" surprizat befasuese të radhës, shkruan botimi "Novie izvestia". Popullsinë e pret rritja e çmimeve të shërbimeve të komunal-banesave si dhe shërbimeve të tjera. Do të rritet çmimi i biletave të trenave. Moskovitët i presin çmime të reja edhe për udhëtimet në transportin publik. Ato do të rriten gati 20%. Duma Shtetërore miratoi projektin, i cili parashikon rritjen deri në disa herë të taksave shtetërore (të qeverisë). Do të rritet edhe çmimi i pasaportave të brendshme dhe të jashtme. Do të bëhet 5 herë më i shtrenjtë regjistrimi, legalizimi i pasaportës teknike të automjetit. Rritja e tarifave nuk mund të mos ndikojë sigurisht edhe në rritjen e çmimeve të mallrave. Meqenëse rritja e tarifave për shërbimet komunale prek jo vetëm qytetarët, por edhe prodhuesit, organizatat tregtare. Dhe këto shpenzime suplementare do të gjejnë pasqyrim të drejtpërdrejtë në çmimet e mallrave dhe ofrimit të shërbimeve.

Komentimi i artikullit të ditës

Analisti i kompanisë "Troika Dialog" Anton Struçenevskij shprehet mbi ndërlidhurinë e shtrenjtimit të mallrave dhe shërbimeve me inflacionin: "Tek ne është krijuar një situatë e tillë, kur inflacioni u ngadalësua në mënyrë të theksuar. Në parim, duke gjykuar nga të gjitha, sipas përfundimeve të vitit të ardhshëm ne do të dalim gjithashtu në treguesin rreth 6%. Bile ndoshta dhe në një tregues më të ulët të inflacionit. Dhe kjo është një situatë mjaft e favorshme, mund të thuhet. Për herë të parë në Rusi evidentohet inflacioni i ulët. Meqë ra fjala, tek ne tashmë po funksionon mirë ekonomia e tregut dhe pikërisht ky treg përcakton edhe ritmet e rritjes së çmimeve", konkludon Analisti i kompanisë "Troika Dialog" Anton Struçenevskij.