0Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergei Lavrov doli kundër rishikimit të Traktatit ndërkombëtar mbi Antarktidën, i cili, veçanërisht, ndalon militarizimin e këtij kontinenti dhe çfarëdo lloj pretendimesh territoriale ndaj tij. Sipas mendimit të Sergei Lavrov, situata në Antarktidë nuk përbën asnjë lloj rreziku, sepse Traktati mbi Anktartidën, i cili këtë vit kremton 50 vjetorin e vet, është njohur nga të gjitha palët e interesuara. Duke folur mbi Arktikën, Lavrov vuri në dukje, se shtetet bregdetare arktike përforcuan në dokumentin e përbashkët tezën në lidhje me faktin se të gjitha problemet duhet të zgjidhen me rrugë paqësore dhe mbi bazë të së drejtës ndërkombëtare si dhe konventës ndërkombëtare për të drejtën detare.