0Edhe një monument tjetër, i cili ka lidhje me historinë e Luftës së Dytë Botërore u përdhos në Poloni, njofton kanali televiziv TNV24. Më 25 dhjetor u njoftua se natën duke gdhirë e mërkura persona të panjohur vodhën skulpurën e shqiponjës që zbukuronte monumentin e ushtarëve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vjedhja ndodhi në Mazoveck në lindje të Polonisë. Të hënën e kaluar humbi tabela "Puna të bën të lirë" që varej në portat e kampit të përqendrimit Auschwitz. Atë e gjetën pas dy ditësh.