0Në Moskë janë të mëse të bindur, se në Tbilisi, si dhe më parë, vazhdojnë të mbizotërojnë tendencat, prirjet revanshiste. Për këtë deklaroi Ministri i punëve të jashtme të Rusisë Sergei Lavrov mbi bazë të përfundimeve të mbledhjes së zgjeruar të Komitetit të Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare. Sipas fjalëve të Ministrit rus, Gjeorgjia "përbën rrezik kërcënues për paqen dhe sigurimin rajonal. Dhe, duhet thënë, një rrezik të tillë që tashmë u shndërrua një herë në luftë të nxehtë". Aktualisht ne po bëjmë gjithçka të mundur me qëllim që një gjë e tillë të mos përsëritet më kurrë. Sergei Lavrov theksoi gjithashtu, se Rusia asnjëherë nuk i ka ndërperë lidhjet me popullin gjeorgjian dhe se asaj i vjen shumë keq për situatën në të cilën ndodhet ai tani. Gjatë kësaj në Moskë shpresojnë shumë se në Gjeorgji do të vijë në pushtet më në fund një udhëheqje e tillë, e cila tu përgjigjet interesave të popullit gjeorgjian dhe "të cilën ky popull e meriton": "Mua nuk më mbetet gjë tjetër veçse të shpreh keqardhjen time në lidhje me atë, se deklaratat revanshiste po vazhdojnë të tingëllojnë ende nga goja e Mihaill Saakashvilit. Në artikullin e tij të paradokohshëm, të publikuar  nga mjetet amerikane të informimit masiv, deklarohet hapur mbi atë, se Gjeorgjia duhet të ripërtërijë aktivisht ushtrinë e vet dhe se duhet ta "stërvisë" ushtrinë e saj në veprime të vërteta luftarake, meqenëse ushtria do ti nevojitet Gjeorgjisë "jo për parada". Ministri kujtoi, se Mihaill Saakashvili "tashmë e ngriti njëherë dorën mbi qytetarët e Osetisë së Jugut, të cilët ai i quante të tijët-qytetarë gjeorgjianë, dhe kjo u shndërrua, thjesht, në likidim fizik për ta". Kurse në rastin me hedhjen në erë para pak kohësh të monumentit të ngritur për nder të kujtimit të ushtarëve të Luftës së Madhe Patriotike në Kutaisi u ndërmorr "sulm simbolik ndaj të rënëve në atë luftë, midis të cilëve ishin dhe 200 mijë gjeorgjianë". "Kështu që kintesenca, thelbi i këtij njeriu, mendoj, se është bërë tani më se i kuptueshëm", konkludoi Sergei Lavrov. Përveç temës gjeorgjiane, në mbledhjen në Dumën Shtetërore, Kreu i MPJ i Rusisë diskutoi me përfaqësuesit e tre franksioneve, duke përfshirë edhe ato opozitare, më shumë se 20 çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me politikën e jashtme të Federatës Ruse. "Kjo është një praktikë normale e bashkëveprimit tonë me MPJ", e komentoi takimin në fjalë Kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare Konstantin Kosaçov.