0Duma Shtetërore shpreh indinjatë në lidhje me aktin e vandalizmit të kryer nga autoritetet gjeorgjiane dhe i bën thirrje parlamenteve dhe organizatave ndërkombëtare të dënojnë shkatërrimin e Memorialit të Lavdisë së luftës në qytetin Kuitasi, të ngritur për nder të luftëtarëve të rënë në luftën kundër nazizmit. Deputetët e mbështetën idenë e Kryeministrit të Rusisë Vladimir Putin për rivendosjen në Moskë të monumentit, i cili mbetet një nga simbolet e unitetit të rusëve dhe gjeorgjianëve si dhe popujve të tjerë, të cilët luftuan kundër murtajës fashiste.