0Partitë "Për Gjeorgjinë e drejtë" dhe "Rusia Unike" do të bashkëpunojnë për rivendosjen e marrëdhënieve ruso-gjeorgjiane. Për këtë deklaroi lideri i Partisë, ish kryeministri i vendit Zurab Nogaideli. Duke prekur çështjen e perspektivave të rivendosjes së komunikimit ajror midis Rusisë dhe Gjeorgjisë, Nogaideli u shpreh, se negociatat në lidhje me këtë çështje përfunduan pa rezultate. Ndër të tjera, Rusia dhe Gjeorgjia  mund të rinisin komunikimin tokësor nëpërmjet pikës kufitare të kontrollit "Kazbegi-Verhni Lars". Palët iu afruan shumë arritjes së marrëveshjes përkatëse.