0"Atomstrojeksport"-i rus bleu firmën gjermane Nukem Technologies, e cila merret me demontimin e objekteve bërthamore të dala jashtë përdorimit, duke përfshirë ndër të tjera edhe elektrostacionet atomike. Më parë në Rusi teknologji të tilla nuk ekzistonin. Mosha mesatare e elektrostacioneve atomike përbën 26-27 vjet dhe tashmë në vitet e afërt është e domosdoshme që ato të utilizohen. "Atomstrojeksport" kontrollon më shumë se 20 % të vëllimeve të tregut botëror të ndërtimit të elektrostacioneve atomike. Aktualisht kompania merret me realizimin e porosive për utilizim në Indi, Iran, Bullgari dhe Kinë.