0Sipas të dhënave të Qendrës mbarëruse të studimit të opinionit publik, lider i vitit midis sportistëve për të dytin vit radhazi u shpall futbollisti Andrei Arshavin, e dyta renditet atletja Elena Isinbaeva. Muzikanti i viti 2009 u shpall Nikollai Baskov, në treshen e parë hyjnë Alla Pugaçova dhe Dima Bilan. Aktor kryesor të vitit rusët shpallën Vjaçesllav Tihonov, i cili u nda nga jeta në dhjetor. Në vendin e dytë renditet Konstantin Habenskij,ndërsa e përfundon treshen e liderëve Sergei Bezrukov. Në rejtingun e shkrimtarëve pozita prej lidereje zë Darja Doncova. Vendin e dytë, si dhe në vitin 2008, e zë Boris Akunin.