0RPD e Koresë mund të realizojë në vitin 2010 provën e tretë të mekanizmit bërthamor. Me një vlerësim të tillë doli Instituti korean i studimeve në fushën e mbrojtjes. Me këto veprime Pheniani zyrtar përpiqet ti demonstrojë gjithë botës se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga programet e përpunimit të armës bërthamore. Autorët e këtij raporti nuk përjashtojnë gjithashtu edhe mundësitë e realizimit të lëshimit nga Koreja e Veriut të raketës balistike ndërkontinentale, të aftë të arrijë deri në territoret amerikane të zonës së Oqeanit Paqësor dhe brigjet perëndimore të Amerikës së Veriut.