0Në ngushticën e Dreikut, e cila bashkon Oqeanin Atlantik dhe atë Paqësor, anijes spanjolle "Las Palmas" iu prish motori kryesor. Në bord ndodhen pjesëmarrësit bullgarë të ekspeditës së Antarktikës. Anija po vazhdon të lundrojë në saje të motorit rezervë. Ky incident i rëndë prish seriozisht grafikun e punës dhe furnizimit si të ekspeditës bullgare, po ashtu edhe asaj spanjolle të studimit të Antarktikës. Për një farë kohe atyre do të duhet të reduktojnë seriozisht normën e racionit të përditshëm ushqimor.